FORMULARI/Zbulohet hilja e qeverisë për të bërë nul ligjin e dekriminalizimit

FORMULARI/Zbulohet hilja e qeverisë për të bërë nul ligjin e dekriminalizimit

205
0
Shares


formulari 1

formulari 2


formulari 3

Në foto faksimile e formularit që duhet të plotësojnë zyrtarët dhe politikanët

Edhe pse Kuvendi miratoi dje me114 vota pro, asnjë abstenim e asnjë kundër të gjithë paketën nënligjore që mundëson zbatimin e ligjit pas një debati treditor, debatet që u zhvilluan për tri ditë vënë në dyshim vendosmërinë e qeverisë për ta zbatuar drejt atë.

Ka patur një këmbëngulje të ethshme nga ana e qeverisë që cështja e dekriminalizimit të mbetet jashtë investigimit dhe hetimit duke u konsideruar thjesht një cështje administrative.

Opozita këmbënguli se investigimi dhe monitorimi i formularit duhet t’i lihej prokurorisë si i vetmi organ i pavarur me fuqi dhe logjistikë për hetim të vërtetësisë së së dhënave, ndërsa mazhoranca i përmbahej qëndrimit se duhet të jetë vetë institucioni ku punon, zgjidhet apo emërohet zyrtari.

Pas tre ditësh mosdakordësi për të lëshuar pe për njërën prej alternativeve, mazhoranca dhe opozita ranë dakord për një zgjidhje të artë: t’i pranojnë të dyja. Në këtë mënyrë, do të hetojë edhe prokuroria informacionin, po edhe vetë institucioni.

Në këto kushte, vendimi i miratuar nga Parlamenti detyron organet përgjegjëse që të krijojnë një strukturë të posaçme për administrimin e formularit të vetëdeklarimit. Ndërkohë që, edhe Prokurori i Përgjithshëm duhet të krijojë një strukturë të re pranë institucionit që drejton, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin. Aktivizimi i prokurorisë do të bëhet në rastet kur ka kërkesë nga institucioni përkatës, por edhe kur ka një indicie, fjalë e cila u refuzua në fillim nga negociatori socialist, Taulant Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY