Nga Eduart Ndocaj
Pse po gabon Rama? Dikush duhet ta ndaloje!
Rama po gabon rende jo vetem ne Qeverisje, por edhe ne drejtimin e Partise.
Gabimi i fundit eshte edhe me i rende se i pari duke pasur parasysh se cilesia e lidershipit te Partise eshte shembelltyra e Qeverisjes.
Ne drejtimin e Qeverisjes Rama po gabon per faktin e mungeses se kurajos per te bere ndryshimet ne Qeveri qe do ti sillnin nje impulse te ri cilesise dhe formatit. Eshte vonte tashme dhe mandati po mbaron. Disa ndryshime duhet te ishin bere ne fund te vitit te pare.
Po ashtu gabimin e rende po e ben me ceshtjet e Partise. Ai po vret frymen demokratike e cila e solli ate vete ne krye te PS.
Kjo eshte shembelltyra me keqe e nje lideri si Rama qe per nga natyra shquhet per kerkese te lirise absolute, por sic duket dashka vetem lirine vetjake duke mohuar ate kolektive.
Ajo qe me trishton e me shqeteson nuk eshte fakti se Rama gabon, sepse individet edhe gabojne dhe nuk e kuptojne, por faktin se shumica e Kryesise se PS nuk kane guximin t’i thone hapur se po gabon.
Dikush kete e ben per servilizem personal, sepse eshte rastesisht aty dhe mbijetesen politike e lidhe me kryetarllikun e Rames e disa te tjere jane te pllakosur nga frika.
Demi qe po i ben Rama me arrogantizem dhe autoritarizem PS eshte i madhe.
Skena e Elbasanit kunder Blushit per fat te keq na kujton periudhen e zeze te Hoxhes.
Vlerat intelektuale te Blushit nuk mund t’i vendos askush ne dyshim dhe vetem per keto vlera ai nuk duhet dhe nuk mund te censurohet. Ne media pashe listen e personave qe e kishin fishkellyer, ajo qe vura re ishte fakti, se te gjithe ishin te punesuar si dhe faktin se nuk mungonin as lidhje finsore mes tyre.
Kjo me con perseri ne perfundimin tim te trishtuar te perseritur disa here se PS edhe ne rrethe eshte e marr peng nga njerezit qe nuk ju intereson politikisht Partia, e vjelin ate vetem per interesa te ngushta personale.
Kapja e ka kthyer Partine ne nje rreth vicioze per veten dhe te urryer per bazen qe eshte tkurrur shume per shkak te braktisjes, autoritarizmit dhe personave me veshje pushteti qe te shajne, te kercenojne dhe te sfidojne hapur duke mos perdorur mjete demokratike, por prej rrugacerie.
Dikush duhet te kete guximin ta ndaloje Ramen, ta bej te reflektoje para se te jete vone.
Sigurisht nuk mjafton zeri im dhe i Blushit.
Rama duhet te kuptoje se asnjeri prej nesh nuk reagon per egozem personale, por kerkesat tona jane reflektimi dhe percimi i kerkesave te mijera socialisteve te thjeshte te shperfillur e te frikesuar.
Deputet i Partise Socialiste
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/