Protesta në zonat e kuqe, Gramshi derdhet në rrugë

Protesta në zonat e kuqe, Gramshi derdhet në rrugë

52
0
Shares

Qindra banorë të Gramshit protestuan sot për mungesën e rrugëve dhe investimeve. Kërkojnë të drejtën e tyre, kërkojnë pronat që u janë marrë, kërkojnë dëmshpërblim të drejtë sipas ligjit. Kryetari i Partisë Demokratike të Gramshit, Elmaz Haruni tha se qytetarët janë në të drejtën e tyre dhe cështja e tyre duhet të zgjidhet. PD do të jetë në krah të qytetarëve.

gramsh 1

“Sot jemi me qytetarët në protestë e cila nuk do të jetë e para dhe as e fundit derisa të marrin fund abuzimet me rrugën në Elbasan, derisa banorët të shpronësohen me vlerën aktuale të tregut, të gjithë, pronarët dhe fermerët që u dëmtuan nga kaskada e Devollit. Mosbinja civile në Gramsh nuk do të ndalojë. Zgjidhja është largimi i qeverisë Rama-Meta. Zgjedhje të reja e demokratike pa grabitje dhe shitblerje të votës është zgjidhja”, tha Haruni.

Deputetja Arbjola Halimi ishte e pranishme në protestë.

” Ju protestoni sot këtu për rrugët, për fondet publike të cilave u janë grabitur, po a nuk e keni dëgjuar në media për drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve?! 4.6 milionë euro abuzime për rrugët nga Dashamir Xhika, drejtori i Përgjithshëm të Rrugëve. E si tu bëhen juve rrugë?!”, tha Halimi.

Sekretari i Partisë Demokratike për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, tha se protestat e qytetarëve në të gjithë vendin janë shenjë e ndërgjegjësimit, janë rruga e zgjidhjes së problemeve.

” Kjo qeveri po i varfëron më shumë qytetarët dhe kjo qeveri po bën që qytetarët e Gramshit dhe të Shqipërisë të jenë më të papunë, të jenë më të përbuzur, të jenë më në periferi. Nëse sot jemi 1 mijë apo 2 mijë, 5 mijë do jemi nesër 50 mijë do jenë para qeverisë, 100 mijë, gjithë qytetarët e bashkuar do jenë një ditë më pas derisa të drejtat legjitime të qytetarëve të respektohen “, tha Salianji.

Irena Progni dhe Kodhel Çala e quajtën të drejtë protestën e qytetarëve të Gramshit dhe thanë se do të jenë me ta derisa cështja e tyre të zgjidhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY