Antarët e Partisë Socialiste të rajonit Vlorë- Gjirokastrës kanë votuar ditën e sotme për delegatet që do të marrin pjesë në kongresin e 19 marsit, duke shënuar edhe mbylljen e procesit te zgjedhjes se anëtareve te kongresit për 12 qarqet e vendit.
Votimet i ka vëzhguar edhe Kryetari i PS-së Edi Rama, i cili ka deklaruar se nuk është thjesht një moment i rëndësishëm për forcën politike që ai drejton, por edhe për qeverisjen e vendit
Ajo që bie në sy në listën e kandidateve për delegate të kongresit në Vlore është se emri i pare në liste është ai i deputetit Koço Kokedhima dhe i kryetarit te PS te Vlorës Edmond Leka, te cilët sipas parashikimeve statutore janë automatikisht delegatë në kongresin e 19 marsit, informon shqiptarja.com.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/