Publikohet fotua, ja kush është punonjësi i Ministrisë së Brendshme, që iu...

Publikohet fotua, ja kush është punonjësi i Ministrisë së Brendshme, që iu bë atentat

69
0
Shares

Gazeta Panorama ka publikuar foton e shoferit në Ministrinë e Brendshme, të cilit iu bë atentat ditën e djeshme në Tiranë.
Vilion Cakollari, mbeti i plagosur pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në orët e vona të darkës, pranë banesës së 37-vjeçarit. Sulmi ka qenë një pritë e organizuar ndaj tij nga persona që kanë pasur informacion në lidhje me vendbanimin e të dëmtuarit”, thanë burimet e Policisë.

Sipas tyre, në hetim janë disa pista të ndryshme, por më kryesorja është se Viljon Sakollari është kunati i shtetasit Petrit Lleshi, i dënuar me 17 vjet burg për grabitje dhe vrasje në kuadër të “Bandës së Niklës”.

Ndërsa hetimet e policisë ishin shtrirë në këtë pistë, hetuesit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe versione të tjera, që janë në verifikim e sipër në lidhje me motivin e ngjarjes.
Gjithashtu, dyshohet se ngjarja ka lidhje edhe me vëllanë e objektivit, Laurent Cakollari, që është dënuar për vrasje në Britani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY