Në foto, Meta me drejtues te klubit te Partizanit
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka festuar mbrëmë deri në orët e vona fitoren e Partizanit ndaj Tiranës sëbashku me futbollistët dhe drejtuesit e klubit, ndërkohë që një ditë më pas ka nxjerrë deputetin e LSI-së, Petrit Vasili të qortojë bashkinë për humbjen e Tiranës.
Kompensimi në publik që ka bërë Meta nuk e fsheh aspak skenarin politik për të shuajtur Tiranën.
Natyrisht që pjesëmarrja në festë e Metës është e natyrshme për sa kohë ka qenë gjithnjë tifoz i kësaj skuadre por ekuilibri që tenton të krijojë të fut në dyshime se e majta që qeveris nuk ka ndërmend të shtojë financimet për klubin më të vjetër të kryeqytetit.
Lojtarët e Partizanit kanë përfituar edhe një premio prej 5 mijë eurosh sipas panorama sport, ndërkohë që është festuar në një nga lokalet e ish-bllokut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/