Hakmarrja nisi në 1998, 2 atentate vëllezërve Çakollari

Hakmarrja nisi në 1998, 2 atentate vëllezërve Çakollari

80
0
Shares

Një vrasje e kryer në vitin 1998 nga i vëllai i efektivit të policisë, Vilion Cakollari i cili u plagos mbrëmjen e së premtes nga një atentat me armë, është pista kryesore në të cilën janë përqendruar hetimet e policisë.

Report TV ka siguruar të dhëna që tregojnë se si nisi konflikti dhe dy atentatet e vëllezërve Cakollari, një në Tiranë dhe një në Londër.

Laurent Çakollari, vëllai i efektivit të plagosur është i dënuar me 23 vite burg për vrasjen e Adriatik Banos në janar të 1998 dhe prej 5 vitesh vuan dënimin në Shqipëri pasi u ekstradua nga Gjykata Londinez e Ekstradimeve.

Mësohet se gjykata angleze kishte refuzuar kërkesën e Çakollarit i cili pretendonte se po kthehej në Shqipëri do ta vrisnin për hakmarrje. Laurent Çakollari në atë kohë pati deklaruar në gjykatë se në vitin 2009 ai ishte qëlluar me armë në zonën e Paddington-it dhe frikësohej se e njëjta gjë mund t’i ndodhte dhe në Shqipëri, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga gjykata.

Çakollari jetonte në Angli me identitet të rremë dhe pas atentatit ku mbeti i plagosur, gjykata mësoi identitetin e tij të vërtetë ku rezultoi se ai ishte i kërkuar nga Interpol Tirana.

Kështu Çakollari u ekstradua në Shqipëri, ku një natë më parë i vëllai i tij Vilion Çakollari u plagos në hyrje të banesës së tij nga 4 plumba pistolete.

“Nuk kam parë gjë, vetëm kam dëgjuar krismat dhe jam rrëzuar në tokë në hyrje të pallatit”-mësohet të jetë shprehur Çakollari për kolegët e policisë të cilët po hetojnë atentatin.

Kamerat dhe telefonata

Policia e Shtetit e ka të vështirë identifikimin e autorëve që plagosën punonjesin e policisë Vilion Çakollari, kjo për arsye të mungesës së kamerave të sigurisë në këtë zonë.

Të vetmet pamje që disponon policia të momentit të plagosjes janë, disa që tregojnë një person të paidentifikuar që ikën me vrap. Nga pamjet duket një person që pasi qëllohet në drejtim të Çakollarit, largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ky dyshohet se është personi që qëlloi 4 herë në drejtim të punonjësit të policisë, 37 vjeçarit Çakollari. Sipas policisë, autori dyshohet se është vrasës me pagesë. Ai e ka ndjekur Vilion Çakollarin dhe sapo ky i fundit është afruar në hyrjen e pallatit ku banonte, ai e ka qëlluar nga pas 4 herë me pistoletë. Një plumb e ka lënduar në qafë, 1 në kraharor një në bark dhe një në thembrëm e këmbës.

Pasi është plagosur, Viljon Çakollari, ka marrë në telefon një oficer të policisë, njëkohësisht edhe mik i tij duke e njoftuar për atë që i ndodhi. “…Më vranë me armë…” është ajo ç’ka Vilion Çakollari i ka thënë oficerit të policisë.

Ndërkaq, autori pasi qëlloi, u largua menjëherë nga vendngjarja duke ecur në këmbë, ndërsa dyshohet që më pas është larguar me makinë.

Hetimet e policisë

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë ku në vendin e krimit janë gjetur më shumë se tre gëzhoja pistolete. Policia ka marrë dhjetëra persona në pyetje dhe se askush nuk ka qenë në gjendje të tregojë emrin e personit, duke pohuar se nuk kishin mundur ta njihnin. Disa nga dëshmitarët kanë treguar në polici vetëm karakteristikat e veshjes së personit që qëlloi mbi 37-vjeçarin, të cilin e kishin parë duke vrapuar mes rrugicave të lagjes.

Kontrollet

Pas krimit në zonë, janë përqëndruar forca të shumta policie të cilat kanë kryer një sërë kontrollesh për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të krimit. Por deri tani askush nuk është ndaluar nga policia për këtë tentativë vrasje.shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY