ZAMAN/Erdogan i shtetëzon gazetën lëvizjes së Gylenit

ZAMAN/Erdogan i shtetëzon gazetën lëvizjes së Gylenit

75
0
Shares

Te tjera përplasje mes policisë turke dhe protestuesve qe kundërshtojnë vendimin per marrjen ne kontroll shtetëror te gazetës me te madhe opozitare ne Turqi. Forcat e rendit përdoren gaz lotsjellës dhe plumbat plastike per te shpërndare rreth 2 mije vete qe ishin grumbulluar jashte selise se saj ne Stamboll. Disa prej gazetareve u rikthyen ne pune këtë te shtune, por deklaruan se nuk kishin akses ne serverat e brendshëm, e-maile, ndërsa mësohet se kryeredaktori dhe nje opinionist i saj ishin pushuar nga puna.

Nje dite me pare nje gjykate e vendosi gazetën nen kontrollin shtetëror. Gjykata vendosi qe gazeta qe shet 650 mije kopje duhet te drejtohet nga administratore te shtetit, por pa dhënë shpjegime.

Zaman është e lidhur me lëvizjen “Hizmet” te klerikut te njohur Fetullah Gylen qe vepron ne SHBA, dikur aleat e i presidentit Erdogan, por sot armik i tij. Turqia e ka shpallur ate grup terrorist qe synon te rrezoje qeverine.

Tepër i shqetësuar per zhvillimet e fundit qe rrezikojnë progresin e Turqisë ne disa fusha, komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn komentoi ne “Tëwitter” se do te vazhdoje te monitoroje kete ceshtje dhe se Turqia si kandidat per ne BE duhet te respektoje lirine e medias.

Edhe kreu i parlamentit Europian Martin Schulz dënoi bastisjen e gazetës, duke e cilësuar ate nje tjetër goditje per lirinë e medias.

Me herët, Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi bastisjen e policisë si aktin e fundit të një serie aksionesh ligjore kundër medias të ndërmarra nga qeveria turke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY