Portreti i Petrit Dumes valëvitet në Tiranë nga tifozat e Partizanit

Portreti i Petrit Dumes valëvitet në Tiranë nga tifozat e Partizanit

855
0
Shares

Disa dhjetra tifozë të Partizanit kanë demonstruar të premten në mbrëmje deri në orët e para të së shtunës nëpër Tiranë duke mbajtur ndër të tjera edhe një portret të Petrit Dumes.

Gjeneral Major i ushtrisë komuniste dhe zëvëndësministër i Mbrojtjes, kandidat i Byrosë famëkeqe Politike, u ekzekutua nga Enver Hoxha në vitin 1975 si pjesë e grupit të ushtrisë ku bënin pjesë edhe ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Beqir Balluku dhe shefi i shtabit Hito Cako.

Familja e tij u internua dhe shumë të afërm vujatën në burgjet politike që nga viti 1975.

Dalja me foton e Dumes është pritur keq nga banorët e Tiranës por edhe nga shumë zëra publike që kanë shprehur mosaprovimin e tyre ndaj tifozerisë së Partizanit.

Në stadium foto e Dumes ndiqej nga një parullë “Krenari dhe lavdi per historine” që mabhej nga tifozët e ish-klubit të ushtrisë.

“Kam qeshur me lot kur e kam pare, po sinqerisht situata eshte shume serioze. Te shohesh te rinj kaq idiote, qe brohorasin krenare per nje pallosh me grada, burokrat i tredhur i nje regjimi kaq te shkrete e te shterperuar sa ai i Enver Hoxhes, eshte gjeja me e pa shprese qe mund t’i ndodhe nje vendi”, shkruan Ergys Mërtiri i postbllok.al.

Ndërkohë ka pasur edhe debta mes të përsektuarve politikë dhe të afërmëve të Dumes.

Pas një postimi të Indrit Hoxhës, një ndër drejtuesit e protestës për shembjen e bunkerit të ministria e Brendshme ku shkruhej se “Rilindja e Guerrilasve te Petrit Dumes!…Pjelle e ndyre” ka patur reagime:
dume postim

Klubi i Partizanit ka disa kohë që ka marrë si pjesë informale të emrit “Gjeneral Petrit Dume”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY