STATUTI I RI/ Ja kur (s’)votohet Edi Rama për kryetar i PS-së...

STATUTI I RI/ Ja kur (s’)votohet Edi Rama për kryetar i PS-së dhe si shtohen kompetencat e tij

97
0
Shares

Projekt-statuti i ri i Partisë Socialiste, një dokumenti me 95 nene që pritet të votohet në Kongresin e 19 marsit, ndryshon mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Propozimi parashikon që kur partia është në qeveri dhe kryetari është Kryeministër, atëherë zgjedhjet e brendshme për kryetar do të mbahen vetëm nëse 10 % e delegatëve të Kongresit kërkojnë zgjedhje dhe kjo kërkesë mbështetet nga shumica e delegatëve në Kongres. Në pikën dy të nenit 42 kërkohet që kandidati për kryetar të PS-së duhet të marrë firmat e 10 % të delegatëve të kongresit ose 5 % të anëtarësisë.
Sipas këtij rregulli, i bie që kongresmenët e përzgjedhur nga Koço Kokëdhimat anë e mbanë vendit, të kërkojnë e vendosin për rivotimin e Edi Ramës si kryetar i PS-së. Që në sanksionimin e këtij neni, Rama e garanton mospërballjen e tij me votimin e mundshëm për kryetar partie.
Projekt-statuti i PS-së do të votohet nga delegatët e kësaj partie në Kongresin e datës 19 mars. Ai përmban 99 nene në 116 faqet e tij.
Sipas projekt-statutit, “kandidatët për kryetar të partisë duhet të kenë të paktën një mandat si anëtar të Asamblesë Kombëtare ose të jenë mbi pesë vjet anëtar të partisë. Prezantimi i kandidaturës së kryetarit të partisë duhet të ketë mbështetjen e 10 % të delegatëve të kongresit ose 5 % të anëtarësisë së partisë. Asnjë prej tyre nuk duhet të ketë mbështetjen e më shumë se 20 % të delegatëve”, thuhet në nenin 42 të projektstatutit dhe pasi ka kaluar këtë proces, kandidatët hyjnë në zgjedhje.
Projekti i ri për statutin ka rritur kompetencat e kryetarit të PS-së, kompetenca që i ka pasur më parë Kryesia e partisë.
“Kryetari i PS: Propozon nga radhët e anëtarëve të Kryesisë kandidatët për kryetar të Grupit Parlamentar socialist, për kryetar e nënkryetar të Kuvendit, për kryetar të komisioneve, si dhe delegacioneve të përhershme të Kuvendit dhe ia paraqet për votim Grupit Parlamentar socialist; Drejton procesin për hartimin, miratimin dhe paraqitjen e listave të kandidatëve të partisë në zgjedhjet legjislative e vendore konform rregullores së miratuar nga Asambleja Kombëtare në zbatim të parashikimeve të statutit”, thuhet në draftin e ri.
Projekt-statuti rregullon dhe detyrat dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, ku nga 145 anëtarë parashikohet që numri total i Asamblesë të shkojë në 220.
Një detaj i rëndësishëm është se lista fituese e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë do të përmbajë jo më pak se 40 % të anëtarëve nga secila gjini dhe 10 % e këtyre listave duhet të jenë anëtarë të FRESSH.
Neni 58 i statutit shpreh papajtueshmërinë e mandateve të funksionarëve të shtetit me poste të caktuara në parti dhe kjo shtrihet deri tek administratori i njësisë administrative.
Anëtarët e PS do të jenë të detyruar të paguajnë kuotën financiare për partinë dhe nuk do të pranohen dhurata që e kalojnë shumën prej 1000 euro nga shtetas të huaj ose shtetas shqiptarë që banojnë jashtë vendit.
Ky statut përmban edhe një kod etike në nenin 55 të tij i cili rregullon marrëdhëniet e komunikimit brenda partisë dhe përcakton një formulë të cilën duhet ta përmbushë çdo kandidat përpara paraqitjes së kandidaturës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY