Italia dëbon “terroristin” shqiptar

Italia dëbon “terroristin” shqiptar

71
0
Shares

Në shtetas shqiptar dhe një tunizian u preken nga dekretet e dëbimit me motiv, “parandalimin e terrorizmit”, të nënshkruar nga ministri italian i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri, i cili deklaroi se që nga fillimi i vitit dëbimet e këtij lloji kanë qenë 7, ndërsa gjatë vitit të kaluar gjithsej 66. Ai shtoi se “për sigurinë e qytetarëve kush nuk respekton ligjet dhe rregullat tona, dëbohet”.
Mesa dihet shtetasi shqiptar i prekur nga dekreti i dëbimit banonte në Pozzo D’Adda në zonën e Milanos dhe ishte i pajisur me leje-qëndrim për arsye familjare. Është vërtetuar se ai bënte pjesë në rrjetin social Facebook në një grup me frymëzim të qartë antiperëndimor dhe se kohët e fundit, bëjnë të ditur autoritetet, duket se kishte idenë për t’u bashkuar me forcat xhihadiste të ISIS. Ndërsa shtetasi tunizian ishte autor i një deklarate në mbështetjet të atentateve vetëvrasëse.
Rasti i më i afërt i shtetasve shqiptarë të dëbuar për këtë arsye nga Italia është regjistruar në gusht të vitit të kaluar. Atëherë u dëbua një çift me banim në Perugia që pati shprehur simpati dhe mbështetje për xhihadin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY