Murqin, fshati i braktisur nga qeveria

Murqin, fshati i braktisur nga qeveria

77
0
Shares

Këtë të diel kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë në fshatin Murqin i cili ndodhet vetëm 23 km larg kryeqytetit. Nëpërmjet një statusi në facebook Basha ka bërë me dije se gjëndja në këtë fshat është problematike, sipas Bashës prej tre vitesh në këtë fshat mungojnë investimet në infrastrukturë. “Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedhë paratë e qytetarëve. 1.1 miliardë euro ka marrë borxh dhe sot nuk kanë asnjë investim public”, është shprehur Basha.

STATUSI I PLOT I BASHES

Murqin, fshati i braktisur nga qeveria

Ndonëse është 23 km larg nga Tirana, askush nuk i sheh dhe dëgjon problemet e banorëve të këtij fshati. Banorët thonë se fshati përmbytet 5 herë në vit. Asnjë fadromë nuk është parë në 3 vjet për të pastruar kanalet kulluese. Gjovalini, një prej banorëve të Murqinit thotë se ka tetë pjesëtarë në familjen e tij dhe jeton me 150 mijë lekë të vjetra në muaj pension. Si Gjovalini janë me dhjetëra familje të këtij fshati. Prodhojmë misrin me 350 lekë dhe e shesim me 300 lekë, thonë banorët. Ndonëse kërkojnë edhe qindarkën e fundit të energjisë asnjë investim s’kanë bërë.

“Për 2 km tel dritash i kemi mbledh vetë lekët se asnjë investim nuk ka bërë OSHEE dhe faturat vijnë deri 9 milionë lekë” -tha një banor.

Investime në infrastrukturë, kanalet kulluese dhe mbështetje për bujqësinë ishin kërkesat e banorëve. Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedhë paratë e qytetarëve. 1.1 miliardë euro ka marrë borxh dhe sot nuk kanë asnjë investim publik. 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY