Qeveria zhvendoset në Vlorë, të shkarkojnë kryetarin e këshillit të Qarkut

Qeveria zhvendoset në Vlorë, të shkarkojnë kryetarin e këshillit të Qarkut

76
0
Shares

Zyrtarë të qeverisë, deputetë dhe drejtues të PS-së në Vlorë janë mbledhur sot në qytetin bregdetar në përpjekjen për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Këshillit të qarkut, Sadrit Danaj. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deputetët Edmond Leka dhe Andrea Marto si dhe drejtuesit e degës së PS-së në Vlorë janë përfshirë prej dy ditësh në negociata të fshehta dhe presione të hapura psikologjike për të siguruar shumicën e votave në Këshillin e Qarkut që arrihet shkarkimi i Danajt nga posti.

Burime pranë këshillit të qarkut thanë se, për të siguruar votat, të deleguarit nga Tirana dhe bashkëpunëtorët e tyre në Vlorë, u kanë kërkuar anëtarëve të këshillit që të votojnë duke lënë shenja të dallueshme në fletët e votimit.

Kreu i Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj, prej disa muajsh është angazhuar në lëvizjen “Zgjidhja” të drejtuar nga z.Koço Kokëdhima, që kërkon hapjen, shumimin dhe modernizimin e partisë. Presioni ndaj Danajt me shkarkim nga detyra, me anë të votimit në këshillin e qarkut, vjen pas dhjetra shkarkimeve që janë bërë në muajt e shkuar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të lëvizjes “Zgjidhja”, apo kërcënimeve me vendin e punës, që janë denoncuar nga z.Kokëdhima si vepra të shëmtuara dhe që s’kanë të bëjnë me moralin dhe praktikën e PS-së.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY