Lexoni se cilat janë arsyet për shkak të të cilave vagjina është pjesë e shkëlqyeshme e trupit dhe diçka që mbase deri tani nuk keni ditur për të…
Vagina ka gjëra të përbashkëta me peshkaqenët. Edhe vaginat, edhe peshkaqenët përmbajnë substancën e njohur si skvilin. Dhe derisa peshkaqenët këtë e kanë në mëlçi, femrat skvilinën e prodhojnë si lubrifikant natyral vagjinal.
Vetveten e pastron
Sekrecioni i bardhë të cilin ndonjëherë “e gjeni” në rrobat e brendshme është pikërisht tregues i mënyrës natyrore nëpërmjet së cilës trupi juaj pastrohet nga bakteret dhe qelizat e vdekura, transmeton Telegrafi.
Ndien më shumë kënaqësi seksuale sesa penisi
Në klitoris ndodhen rreth 8,000 përfundime nervore, dyfish më tepër se në kokën e penisit. Orgazma e femrës zgjat më shumë se e mashkullit: deri në 43 sekonda me 25 kontraktime.
Mund ta ndryshojë madhësinë dhe ngjyrën
Madhësia mesatare, përkatësisht, thellësia e vagjinës është nga shtatë deri në dhjetë centimetra, mirëpo kur arrijnë ndjenjën e kënaqësisë mund të zgjerohet 200 për qind! Gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrën nga e shndritshmja në të errët gjatë kënaqësisë seksuale apo shtatzënisë.
Mund ta “burgos” penisin
Fenomen tepër i rrallë kur muskujt e komblikut shtrëngohen rreth penisit gjatë seksit dhe nuk mund të lirohen, kështu që vetvetiu nuk e “lirojnë” penisin.
Ka “truprojën” e vet
Qafa e mitrës funksionon si barrierë midis vagjinës dhe mitrës, kështu që kurrë nuk do të mund ta “humbni” tamponin brenda jush!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/