LSI ka edhe një mundësi tjetër, tërhiqet edhe nga KQZ

LSI ka edhe një mundësi tjetër, tërhiqet edhe nga KQZ

55
0
Shares

Ashtu si gjithë institucionet parlamentare edhe KQZ duhet të ketë kuorum për tu mbledhur. Nëse nuk arrihet kuorumi prej 4 anëtarësh nga 7 që janë gjithsej atëherë KQZ nuk mund të marrë më asnjë vendim në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve.

Në kushtet kur Edi Rama vendos të futet në zgjedhje edhe pa opozitën kjo është një mënyrë tjetër përmes së cilës mund të ndalet. LSI dhe opozita të tërheqin anëtarët në KQZ dhe të bllokojnë institucionin.

PS nuk mund të mbushë e vetme KQZ pasi në ligj është përcaktuar shumë qartë se kujt i përkasin amëtarët e tij nisur nga rezultati i zgjedhjeve më të fundit parlamentare.

Edhe skspertët këtu bien dakort se një hap i tillë bllokon përfundimisht Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

“Nëse tërhiqen katër anëtarë nga KQZ, atëherë nuk ka më asnjë KQZ. Nëse nuk janë katër anëtarë, KQZ nuk mblidhet dot se nuk ka kuorum”, deklaroi ish kryetari i KQZ, Çlirim Gjata.

Po ashtu një tjetër ish kryetar i KQZ, Kristaq Kume e sheh këtë si një instrument të sigurtë për të mos marrë pjesë në zgjedhje. “Nëse LSI vendos që të mos marrë pjesë në zgjedhje, ky është instrumenti i sigurtë”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY