Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Konsensusi politikë i domosdoshëm

Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Konsensusi politikë i domosdoshëm

54
0
Shares

Paraditen e sotme është mbledhur për herë të parë Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të bashkëkryesohet nga socialisti Bashkim Fino dhe demokrati Oerd Bylykbashi.

Në mbledhjen e parë kostituuese, punimet u hapën nga kreu i Parlamentit, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Meta nënvizoi realizimin “në kohë të reformës zgjedhore”.Ndërkohë Bylykbashi foli për nevojën e zgjidhjes së problemeve si ajo e blerjes së votës, listës së zgjedhësve dhe financimit politik
. Ai vuri theksin se duhet domosdoshmërisht të ketë konsensus politikë.

Ilir Meta: Kam besim të plotë se ky komision do punojë me përgjegjshmëri dhe me frymë gjithëpërfshirëse, pavarësisht dallimeve sepse kemi një referencë të përbashkët, rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Oerd Bylykbashi: Vullneti politik që pas zgjedhjeve të 2013-ës ka bërë që disa reforma të ecin keq apo të mos realizohen fare. Konsensusi është i domosdoshëm për zgjedhjet e ardhshme që ato të zhvillohen të lira e demokratike

Bashkim Fino: Shpresoj të përfundojmë punimet para se të ikim me pushime por ne kemi kohë deri në fund të vitit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY