Një kafe mes Kreshnik Spahiut dhe Ben Blushit te Rogner, ka mjaftuar që deputeti renegat i PS-së të shigjetohet si aleat i kamikazit të Berishës.
Gazeta Shekulli e Koco Kokëdhimës e ka kosnideruar tashmë një aleat si dhe ka harmoinizura në një shkrim të saj sot idetë e Blushit dhe ato të Kreshnik Spahiut.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi dy ditë më parë u përfshi në një konflikt edhe me policinë bashkiake, pas tentativës për të bllokuar derën e bashkisë së kryeqytetit. Incidenti bëri që Spahiu të shoqërohej në komisariatin nr.1 të Tiranës ku u mor në pyetje për t’u liruar pas disa orësh. Edhe më herët ai ka protestuar dhe ka kritikuar ashpër qeverinë e kryesuar nga Edi Rama për të gjitha reformat që ajo ka ndërmarrë dhe premtimet e pambajtuara, siç është shprehur Spahiu. Kritika që kanë qenë në qendër edhe të fjalimeve të Ben Blushit në parlament apo në takime me socialistët, siç ishte ai i para tre ditëve në Elbasan””, shkruan gazeta Shekulli.
Ndërkohë një tjetër gazetë e përditshme afër qeverisë, Dita ka komentuar makinën Tuareg të Blushit e cila sipas tyre lidhet me një dhuratë që Blushi ka marrë pas mbylljes së një tenderi. Bëhet fjalë për biznesmenin Agron Papuli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/