SHËNOHET SOT 7 MARSI, DITA E MËSUESIT

SHËNOHET SOT 7 MARSI, DITA E MËSUESIT

77
0
Shares

Sot shënon data 7 Mars Dita e Mësuesit, që përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare, kur të gjithë kujtojmë mësuesit dhe nderojmë kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj. Cdo njëri nga ne, ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirenjohje.

Pra çdo njeri prej nesh pavarsisht se çfare detyre apo posti ka sot, qofte ky minister apo politkan , biznesmen apo punëtor, ka qënë dikur nxënës dhë përballë ka patur Mesuesin, Mesuesen që nuk kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate.

Ndërkohë në këtë ditë nuk ka munguar as urimi i Ministres së Arsimit Lindita Nikolli: Gëzuar 7 Marsin! Gëzuar festën e mësuesit dhe shkollës shqipe!
Unë e di pasionin, dashurinë dhe përkushtimin që Ti ndan çdo ditë me nxënësit e tu. Ëndrra për çdo nxënës fillon nga një mësues. Kështu ka qenë edhe për mua.
Nuk e ke filluar edhe ti ëndrrën tënde nga mësuesja jote? Unë po. Njoh mësuesen, mësuesit që i dhanë krah dhe jetësuan edhe ëndrrën e sime bije”, është shprehur Nikolli.

Më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY