Protestuesit shkodranë tentojnë ta bllokojnë Ramën

Protestuesit shkodranë tentojnë ta bllokojnë Ramën

60
0
Shares

Banorë të qytetit të Shkodrës tentuan ta pengonin Edi Ramën të hypte në makinë fill pas përfundimit të takimit me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Një grup qytetarësh i ka kërkuar Kryeministrit shpjegime lidhur me prishjen ndërtesave afër stadiumit të Shkodrës dhe vlerën e kompensimit të tyre, pasi për gati dy orë protestuan para bashkisë.

Rama u tha në ecje e sipër banorëve se qeveria do të plotësonte kriteret e UEFA-s për stadiumin ndërkohë që dëmshpërblimi do të kryhet me korrektësi dhe në kohë.

Banorët kanë kërkuar shpjegime të mëtejshme por Rama ka vijuar të futet në makinë.

Pikërisht ky ishte edhe momenti kur një grup prej protestuesve ka tentuar ta ndalojë Kryeministrin për shpjegime të mëtejshme.

Policia dhe forcat e gardës kanë ndërhyrë duke ndaluar disa prej protestuesve.

Kryeministri Rama vizitoi gjimnazin e Shkodrës sot me rastin e festës së mësuesit ndërkohë që mbajti një takim për gati 2 orë ne bashkinë e Shkodrës lidhur me projekte rajonale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY