Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me qytetarë të fshatrave Murqi, Bilaj, Thumanë, Nikël, Fushë-Krujë dhe Krujë. Zoti Basha është njohur me shqetësimet e banorëve ku kryesorja ishte papunësia në rritje. Situata e vështirë ekonomike ka ulur xhiron e tregtarëve ndërsa taksat, tarifat, gjobat e larta po i falimentojnë bizneset dhe fermerët. Në Krujë tregtarët thonë se e hapin dhe e mbyllin dyqanin pa bërë asnjë xhiro. Mungesa e investimeve në infrastrukturë rrugore dhe bujqësore është problem i madh, i shprehur nga banorët dhe fermerët në zonat rurale.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se me 1.2 miliardë dollarë kishin mbaru argjinaturat prej Vjosës deri në Drin, prej burimit deri në Adriatik e në Jon. Por s’ka asnjë investim.
Bujqësia është futur në kolaps, investime nuk ka dhe e vetmja gjë që ofron qeveria është propaganda dhe kërcënimi me burg, thanë banorët.
Çfarë do të bëjë populli i shkretë?! Një, dy kryeministri jonë thotë burg, burg, burg. Nga mëngjesi deri në darkë nuk mendon për ne. Çfarë përmend burgun fshatarit, nuk e di në çfarë gjendje është fshatari.
Sa më gjatë rrinë në televizor kryeministri aq më e madhe është rrena, aq më e madhe është vjedhja, aq më i madh është mjerimi, ka deklaruar Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/