Ballsh, 780 punonjës të rafinerisë së naftës në protestë, prej muajsh nuk...

Ballsh, 780 punonjës të rafinerisë së naftës në protestë, prej muajsh nuk marrin rrogat

68
0
Shares

Një protestë tjetër është ka ndodhur në Ballsh, rreth 780 punonjësit e rafinerisë së naftës në janë ngritur të kërkojnë të drejtat e tyre për shkak se nuk marrin rrogën që prej muajit korrik.

Kjo protestë u mbështet edhe nga qytetarët. Ata nisën marshimin nga uzina dhe u ndalën para Prefekturës së Ballshit, ku me pankarta në duar kanë përsëritur thirrjet “Duam paratë tona”. Ndër të tjera ata i kanë bërë thirrje qeverisë të ndërhyrë dhe t’i japë fund situatës ku ndodhen.

“Nuk do t’ia dijë njeri fare që rrojmë apo nuk rrojmë. Atje punojnë 1000 burra dhe gra, llogarite sa njerëz kanë mbrapa ata që duan të hanë dhe ushqehen. Këtu bëhet luftë për mbijetesë, që nga muaji korrik që nuk kemi marrë lekët tona. S’kemi bukë të hamë”, tha njëri prej protestuesve. Ndërsa një tjetër u shpreh “djali im ka lënë shkollën se nuk kam lekë ta çoj në shkollë. Kjo nuk është e drejtë. Nuk kemi lekë më, mbaruam. Në rast se nuk zgjidhet kjo punë sa më shpejt do i përshkallëzojmë ndryshe këto punë”. Prej kohësh ata dalin në protest po Ministria e Energjitikës nuk ka reaguar lidhur me këtë gjëndje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY