HETIMI/Uji i Tiranës me bromate kanceroze!

HETIMI/Uji i Tiranës me bromate kanceroze!

90
0
Shares

Një kompani italiane që furnizon me klor ujësjellësin e Tiranës dhe ujësjellës të tjerë në Shqipëri akuzohet në vendin e vet për ndotje dramatike të qytetarëve me përmbajtje kanceroze që është tretur në ujë.

Furnizimi me klor i Ujësjellësit të Pulias, i bërë në mënyrë të pandërprerë dhe ekskluzive nga firma e njohur D’Agostino, nuk përmbush specifikimet ligjore dhe mund të përmbajë substanca kancerogjene, tretur prej vitesh në ujin e pijshëm të pjesës më të madhe të Pulias.

Prokuroria e Barit dyshon se klori i përdorur përmban “bromate”, substanca të konsideruara kancerogjene. Kërkesat e tenderit kishin injoruar përjashtimin e këtyre substancave dhe kompanive konkuruese nuk u kërkohej çertifikimi për mungesën e tyre nga klori i furnizuar. Tenderi në Shqipëri fituar nga kjo kompani ka pasur specifikime më të lehta, sipas exit.al.

Kontrata me detyrime të lehta mund të jetë siguruar për shkak të marrëdhënieve të afërta të pronarit të kompanisë me Kryeministrnt Rama. Ky i fundit ishte një prej të ftuarve në fermën ekskluzive të D’Agostinos, sic duket në foto, gjatë vizitës së parë si kryeministër në Pulia, në dhjetor 2013, sipas të njëjtit blog në Tiranë.

Në të shoqërinë e Kryeministrit janë ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri, ambasadori italian Gaiani dhe, padyshim, Donato D’Agostino.

D’Agostino është njëkohësisht dhe nënkryetar i Konfindustrisë së Barit dhe delegat i saj në Shqipëri, ku vjen herë pas herë për arsye biznesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY