Kërkesa e pazakontë e Lu dhe Vlahutin për Ilir Metën

Kërkesa e pazakontë e Lu dhe Vlahutin për Ilir Metën

52
0
Shares

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu i kërkuan sot Kryetarit të Kuvendit,Ilir Meta të mos shmangë nga axhenda e parlamentit reformën në drejtësi.

Gjatë takimit të zhvilluar mes tyre sot në Kuvend ata i kërkuan Kryetarit te Kuvendit të njihen me programin e Kuvendit në javët e ardhshme dhe vendin që zëne në këto punime ligjet që lidhen me reformën në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit shprehu mbështetjen e tij maksimale dhe konkrete për përmbylljen me sukses të procesit të ndryshimeve kushtetuese, mbështetur mbi bazën solide dhe profesionale të rekomandimeve përfundimtare të Komisionit të Venecias, sikurse njofton zyra e shtypit e Kuvendit.

Sipas tij të gjitha palët duhet të kenë një lexim racional dhe objektiv ndaj opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Ai theksoi se për të gjitha çështjet që palët ndajnë qëndrime të ndryshme, duhet t’i adresohen ekspertëve të EURALIS-it dhe OPDAT-it, opinioni i të cilëve duhet të shërbejë si bazë për konsensusin përfundimtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY