Taulant Balla: Çeshtja Blushi problem lokal, do trajtohet nga strukturat e Elbasanit

Taulant Balla: Çeshtja Blushi problem lokal, do trajtohet nga strukturat e Elbasanit

106
0
Shares

Cështja e sulmit ndaj Blushit në Elbasan është neutralizuar sot në grupin e deputetëve të PS-së, me akuza të tjera ndaj Blushit lidhur me deklaratat e tij për kriminelë në grupin e PS-së. Një ndër drejtuesit e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se ka pasur një diskutim periferik në grup lidhur me kërkesën e Arta Dades dhe Mimoza Hafizit për ngjarjen e Elbasanit.

“Kryetari i grupit, Gramoz Ruci vlerësoi se kjo cështje është një kompetencë e asamblesë socialiste të Elbasanit. Ajo që mori më shumë vëmëndje dhe diskutim ishte shqetësimi i grupit parlamentar nga disa deklarata të Ben Blushit për kriminelë në PS”, tha Balla.

Në vijim ai shpjegoi se iu kërkua në mënyrë të përsëritur se cilët janë këta deputetët me precedent kriminalë. “Blushi nuk tha ndonjë emër bile tha se grupi nuk ka asnjë. PS e ka mbështetur procesin e dekriminalizmit. Gjithë kjo sintoni mes Blushit dhe Shqupit është për të ardhur keq”.

Balla nuk pati ndonjë vlerësim kritik për ngjarjen e Elbasanit. “Më vjen keq për një koleg timin që ka një sallë që nuk do ta dëgjojë. Së pari nuk duhet ti fyejmë sallat prej të cilave zgjidhemi dhe duhet të ndajmë mirë hallet me dëshirën për karrige. PS është parti shumë demokratike, kjo u bë dhe do të vazhdojë edhe në Elbasan”, tha deputeti socialist që drejton sulmet ndaj kolegut të tij.

Taulant Balla tha se nuk dëgjova asnjë argument lidhur me arsyetimin se sulmi ndaj Blushit është përgaditur në Tiranë. “Në Elbasan kishte një takim të programuar dhe të fokusuar tek anëtarësimet në PS. Blushi lajmëroi vetëm 30 minuta përpara rreth dëshirës së tij ne ia dhamë mundësinë. Ai duhej ta fillonte fjalimin duke përshëndetur sallën.

Grupi parlamentar kishte debate për një fyerje që i bëhet vazhdimisht nga një deputet socialist që i thotë vazhdimisht se ka kriminelë”, tha Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY