INSTAT: Ulen çmimet e prodhimit, në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 9,5...

INSTAT: Ulen çmimet e prodhimit, në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 9,5 %.

64
0
Shares

INSTAT bën të ditur se në tremujorin e katërt të 2015 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -2,3 %. Uljen më të lartë, sipas raportit, e kanë pasur çmimet e prodhimit në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 9,5 %.

Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 15,3 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese kanë shënuar rritje me 0,3 %.

Ato që kanë pësuar rritje në këtë periudhë kanë qenë çmimet e prodhimit të produkteve kimike me 5,6 %, konfeksionet e veshjeve me 2,7 %, produktet e makinerive dhe pajisjeve me 5,1 %. Ndërsa çmimet e prodhimit të rafinerisë dhe nënprodukteve të naftës kanë shënuar ulje me 3,1 %.

Krahasimi vjetor

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan ulje me 2,3 %. Vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve të seksionit “Industri nxjerrëse” me 12,2 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 2,2 % krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndryshimi tremujor

Në tremujorin e katërt 2015 ndryshimi tremujor i indeksit është -0,4 %. Çmimet e Prodhimit në seksionin ”Industri Nxjerrëse” shënuan ulje me 0,8 % krahasuar me tremujorin e tretë 2015.

Sa i përket uljes së çmimeve, këtë tendencë e hasim sipas raportit, te “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 3,2 %. I pandryshuar ka mbetur Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të seksionit “Industria përpunuese”, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Pavarësisht se në nivel seksioni indeksi i çmimeve të prodhimit nuk ka ndryshuar, brenda kësaj industrie vihen re rritje dhe ulje të çmimeve të produkteve në aktivitete të veçanta. Çmimet e prodhimit në aktivitetet; “Përpunimi i produkteve ushqimore” kanë shënuar rritje me 0,1 %, në aktivitetin “Metalurgjia” çmimet e prodhimit kanë shënuar rritje 1,5 %. Ndërsa çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetet: “Përpunimi i tekstileve” shënoi ulje me 0,3 % dhe “Prodhimi i produkteve minerale jometalikë” shënoi ulje me 0,9 %.

Çmimet e prodhimit në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave” shënuan ulje me 3,4 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në këtë seksion vlen të përmendet ulja e çmimeve të produkteve në aktivitetin e “Grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve” me 7,5 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktetvendasearriti 98,3 % duke shënuar një rritje me 0,1 % krahasuar me tremujorin e tretë 2015. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin ”Industri Nxjerrëse” me 2,0 %. Çmimet e prodhimit për produktet vendase në seksionin “Industri përpunuese” shënuan ulje me 0,3 %.

Indeksi i Çmimeve të Eksportitarriti 102,2 % duke shënuar një ulje me 1,0 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve në seksionet: “Industri nxjerrëse” kanë shënuar ulje për 2,6 % ndërsa çmimet e prodhimit të produkteve “Industri pëpunuese” kanë shënuar rritje me 0,3 %. /Monitor/

indeksi-cmime-prodhimi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY