Në ‘Facebook’ do të ketë më shumë të vdekur sesa të gjallë deri në fund të shekullit. Rrjeti social me rreth 1.5 miliardë përdorues, do të kthehet në varrezën virtuale më të madhe në botë deri në vitin 2098, ky është përfundimi që nxjerrin teoricienët.
Refuzimi i ‘Facebook’ për të fshirë automatikisht llogaritë e njerëzve të vdekur dhe rritja e numrit të përdoruesve do të bëjnë që numri i njerëzve që jetojnë në të të jetë shumë herë më i madh nga ç’është në të vërtetë.
Hachem Sadikki, kandidat për doktoraturë në statistikë në Universitetin e Masaçusetsit, tha se doli në këtë rezultat duke supozuar se numri i përdoruesve në do të rritet me ritme të ngadalta. Në SHBA 70 për qind e të rriturve janë përdorues në ‘Facebook’ dhe në Angli është më shumë se gjyma. Sadikki supozoi gjithashtu se ‘Facebook’ nuk do të ndryshojë politikën e llogarive të personave të vdekur.
Në ditët e stome kur një person vdes, ‘Facebook’ nuk fshin llogarinë e tij, madje e kthen atë në një version përkujtimi, shkruan krokodili. E vetmja mënyrë për të fshirë llogarinë është nëse dikush tjetër di fjalëkalimin. Por duke qenë se shumë pak njerëz ua thonë të tjerëve fjalëkalimin, llogaria ka gjasa të jetë e hapur për një kohë të gjatë.
Digital Beyond, shoqëria online e planifikimit të trashëgimisë thotë see 970,000 përdorues të ‘Facebook-ut’ do të vdesin vetëm gjatë këtij viti në botë. Fakti që llogaritë nuk fshihen nga ‘Facebook’ ka bërë që disa familjarë të kërkojnë të kontrollohet mënyra se si të dashurit e tyre kujtohen në internet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/