ARTAN FUGA/ 7 marsi nuk është dita e rrjepjes të nxënësve nga...

ARTAN FUGA/ 7 marsi nuk është dita e rrjepjes të nxënësve nga mësuesit !

60
0
Shares

NGA ARTAN FUGA

7 marsi nuk është dita e rrjepjes të nxënësve nga mësuesit !

Gëzuar 7 marsin miq e mikesha që jeni mësues, ish studentë që kryeni këtë detyrë dhe merrni këtë kënaqësi të profesionit të lartë të mësuesit. Kujtim i paharruar dhe përkulje deri në tokë për ish mësuesit e mësueset e mia.

Pas kësaj nuk mund të qendroj pa thënë, nxënësve kudo që janë, detyrimi juaj moral është një falenderim i sinqertë për mësueset dhe mësuesit tuaj, nxënie të mbarë si dhuratë dhe respekt. Kaq mjafton e tepëron.

Mos jepni dhurata banale dhe materiale që janë gjëja më e shëmtuar në botë, sidomos kur dhuroni thasë me patate, buzëkuqa, brrekë, këpucë, kollare, paketa cigaresh, unaza, lekë në dorë, brisqe, tableta, edukatorëve tuaj. Eshtë formë e pastër korrupsioni, madje edhe një tufë lule, kur të tjerë nxënës të varfër nuk e përballojnë dot ta blejnë, kthehet në tmerr dhe ofendim për ta, korrupsion që vazhdon prej vitesh, denonconi të gjithë ata që abuzojnë me emrin e lartë të mësuesit dhe ju kërkojnë dhurata dhe ju rrjepin.

Dhe me këtë rast t’i gëzoni o nxënës kudo që ndodheni tabletat që keni në cdo bangë, lidhjet Internet falas në cdo klasë, kaloriferët e rinj që ngrohin si behar edhe në dimër, heqjen e klasave kolektive ku bashkohet maturanti me nxënësin e klasës së parë fillore, ekranet televizivë për të ilustruar mësimin, laboratoret e reja në cdo shkollë për fizikë e matematikë, revistat tematike për vogëlusha dhe të rinj, autobuzat që ju mbledhin në cdo fshat për t’ju cuar në qendër të kooperativës ku është shkolla e re rajonale, grupet e muzikës dhe teatrit ku zhvilloni talentet artistike, punishtet e reja për punë me dru dhe me metal ku mësoni kulturën e punës profesionale, librat e shkollës të nivelit europian, falas, bibliotekat numerike dhe qendrat e dokumentacionit në cdo shkollë, psikologët që ju ndihmojnë sa herë keni vështirësi, orientimin për studimet e larta që ju bëjnë, aktivitetet kulturore me ski, not, kanotazh, alpinizëm, që bëni cdo javë, vizitat me autobuzë të rinj që bëni një herë në vit nepër Europë, vizitat në vendet historike të Atdheut që janë kthyer në qendra mësimi dhe edukimi moderne dhe bashkëkohore me kulturën tonë të lashtë, mësuesit që jetojnë me familjet e tyre në fshat, në shtëpi të reja dhe me rroga të larta, e nuk ikin nga fshati që në ora 12 të paradrekës, vaksinimet që ju bëjnë në shkolla, vizitat periodike mjeksore falas.

I gëzofshi, se i meritoni, brezi ynë i të rriturve jua ka realizuar ëndërrën për të qenë njësoj si fëmijët në mbarë Europën.

Me të gjitha këto, për shpërblim, dhurojuni buzëqeshje, nënqeshni, për shoqërinë, dhe mos harroni të denonconi rastet kur mësuesit dhe mësueset, në raste të caktuar, ju xhvasin pothuajse me zor lekë, brrisqe, buzëkuqe, e brrekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY