EDUART NDOCAJ/ PS ka vendosur ta fus Ben Blushin në një kafaz...

EDUART NDOCAJ/ PS ka vendosur ta fus Ben Blushin në një kafaz me qenë të uritur…?!

75
0
Shares

Blushi i sulmuar pa mëshire!!! A ka vend për reflektim?!

Jam shume i shqetesuar per gjendjen ne PS. Ajo eshte e trishtueshme, dhunshme e pameshirshme dhe eger.
Vazhdon sulmi i pameshirshem kunder Blushit. Te gjithe kunder tij, sikur ai na qenka fatekqesia e socialisteve, sikur te gjithe te keqijat na paskan ardhur nga Blushi.
Madje, edhe deshtimet ne Qeveri dhe problemet ne Parti i paskemi nga Blushi!!!
Sa e turpshme! Edhe sot, ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PS te gjithe te pranishmit sulmuan pa meshire Blushin!
Perse e sulmuan??? Sepse, ato qe thote Blushi jane te verteta e te pakontestueshme!
Asnjeri prej anetareve te Grupi nuk mori guximin te shtroje per analize shperthimin e Blushit!
Nderhyrjet e sotme ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PS ishin te gjitha militanteske kundrejt kryetarit, servilizem kundrejt kryetarit dhe ushtare te betuar te kryetarit.
Blushi ka nje kontribut shume te rendesishem te PS.
Ai se ben kete per eogizem personal, por edhe nese e ben eshte krejt legjitime deshira e tij per te bere karriere.
Blushi po kerkon te bej karriere permes konkurimit, debatit, platformes dhe eksperiences se tij si nje senator i vjeter i PS.
Ndjehem i trishtuar se si Blushi sulmohet nga anetaret e Grupit Parlamentar, pse ai ka guxim te thote te vertetat e medha ne sy.
Sa keq!!! Shoket e tij, koleget e tij, miqte e tii per servilzem dhe interesa qorre po e tradhetojne ate ne momentin me kritik te PS.
Askush nuk del e te marr guximin te thote se: Blushi duhet te degjuar! Kaq e veshtire eshte te degjojme nje figure si Blushi!
Blushi ndjehet i dhunuar politikisht, moralishte dhe mbi te gjitha edhe fizikishte.
Ai dhunohet ne salle dhe ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PS. Askush nga anetaret e saj nuk del ne mbrojtje te tij qofte edhe ne planin njerezore.
Ky sulme e forcon edhe me shume Blushin, sepse i vetem po reagon e lufton kunder te gjitheve.
Madje, po sponsorizojne mediatikisht per ta perjashtuar Blushin.
A thua problemi i te gjitheve na qenka pse e kemi akoma Blushin ne mesin tone?!
Pra, jemi te gatshem te kemi nje vlere me pak! A thua sikur kemi vlera me shumice?! A thua sikur PS ne keto momente ka privilegjin te zgjedhe e te perzgjedhe! Ja e perjashtuam Blushin! Cfare ndodhe? A marrin fund kritikat? Jo!!! PS po kalon nje momente te veshtire dhe problemi nuk eshte Blushi!
Problemi jemi te gjithe ne qe po e tolerojme degjerimin e situates ne nje skene prej Korese se Veriut.
A thua Partia ka vendosur ta fus Blushin ne nje kafaz me qene te uritur?
Apo mos valle Partia ka vendosur t’i bej nje proces te madhe per ta ndeshkuar se e ka mendjen dhe penen shume te avancuar!
Ne keto momemte te veshtira qe po kalon PS u bej thirrje te gjithe figurave te rendesishme qe ka pasur PS qe nga viti ’90 e deri me sot te perfshihen ne kete proces qofte edhe permes mendimeve dhe opinioneve.
Ne kete momente te shterur me opinione, kemi shume nevoje per ta! Shpresoj e ftoj te gjithe koleget e Grupit Parlamentar te reflektojme e t’i marrim me shtruar dhe me qetesi proceset dhe problematikat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY