Fier, u kapën me 81 doza kanabis, arrestohen tre shpërndarësit e drogës

Fier, u kapën me 81 doza kanabis, arrestohen tre shpërndarësit e drogës

75
0
Shares

Policia e Fierit ka arrestuar tre shpërndarës droge, gjithashtu ka sekuestruar 81 doza kanabis
.

Specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “SPEED”, duke vënë në pranga tre të rinjtë:

1.Fatos Kollogjeri, 21vjeç, banues në Elbasan.

2.Ylli Tota, 22 vjeç, banues në Tiranë.

3.Blerim Cani, 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në vendin e quajtur “Autogrili” në fshatin Poçem, Mallakastër, ku u kapën në flagrancë me 76 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa të cilat iu gjetën shtetasit Fatos Kollogjeri, një pistoletë tip TT model 56 me një krehër me 7 fishekë iu gjetën shtetasit Ylli Tota (të cilat dyshohet se do i shisnin), dhe nga kontrolli i banesës së shtetasit Blerim Cani, u gjetën 5 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” , “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY