TURIZEM/ Nomad Travellers: Bukuria e alpeve shqiptare

TURIZEM/ Nomad Travellers: Bukuria e alpeve shqiptare

97
0
Shares

Në mesin e shumë artikujve rreth turizmit në vendin tonë, kësaj here shkruan edhe Davide Vadala, pjesë e faqes së njohur “Nomad Travellers”. Autori i referohet vendit tonë si një ndër vendet thuajse të padëgjuar për një pjesë të madhe, por për të gjithë adhuruesit e alpinizmit dhe ngjitjeve, Valbona deri në Theth mbetet një ndër destinacionet më popullore të këtij viti. “Mos humbni mundësinë për të përjetuar bukurinë e traditën e kësaj toke”- thuhet në shkrim.
Ecja nga Valbona në Theth përfshin një rrugë prej 200 km, në këtë rrugëtim mund të kalohet edhe nga Kosova. Një pjesë e bukur e kësaj rruge është lëndina e quajtur Parku Kombëtar, e cila meriton të gjithë popullaritetin e duhur, për të qenë pjesë e kësaj bukurie natyrore.

Si të shkojmë në Valbonë

Të mbërrish në Valbonë, nuk është diçka shumë e lehtë, shkruajnë udhëtuesit nomadë, megjithatë vlera e të shikuarit të një pamje mbresëlënëse të shtyn që të marrësh anijen përgjatë liqenit Koman. Ky udhëtim nuk duhet humbur, infrastruktura e së cilit është bërë gati që në 1970. Më pas, me një minibus nga Bajram Curri t’i mund të mbërrish në Valbonë. Udhëtimin për në Koman, autorët e ndërmorën nga Shkodra.

Valbona: një fshat turistik

Valbona , shkruajnë autorët, rezultoi më i zhvilluar se sa e prisnin dhe jo më pak i kënaqshëm.
I miksuar me shtëpi tradicionale dhe gati edhe ferma, ka shumë vende ku mund të akomodohesh, vetëm n.q.s. dëshiron të qëndrosh në kampe me çadra, vende për të cilat ka plot. Fshati pa një zhvillim turistik përgjithësisht 5 vitet e fundit, edhe më ndërtimet akomoduese që u bënë atje. Si një vend thuajse i izoluar në male, Valbona ofron shumë pamje piktoreske. Ndërsa Thethi është padyshim më tradicional për të ecur dhe ngjitur, pjesa më e madhe e udhëtarëve për herë të parë e gjejnë shumë atraktive edhe qëndrimin në Valbonë disa ditë. Autorët sugjerojnë fundin e qershorit si kohën më të mirë për të bërë këtë udhëtim./Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY