Këshilli i Mandateve, pritet shkarkimi i Koco Kokëdhimës

Këshilli i Mandateve, pritet shkarkimi i Koco Kokëdhimës

40
0
Shares

Këshilli i Mandateve mblidhet sot pasdite në Kuvend për të diskutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koco Kokëdhimës, e cila i ka kërkuar Këshillit të shqyrtojë kërkesën e opozitës dhe më pas ti nisë Gjykatës Kushtetuese.

Ky është një prej tri kushteve që ka vendosur opozita për të vijuar rregullisht parlamentin të cilat u deklaruan të premten e kaluar pasi Parlamenti votoi me konsensus paketën nënligjore për dekriminalizimin.

Këshilli i Mandateve pritet t’i propozojë sot Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të Kokëdhimës.

E njëjta procedurë është ndjekur edhe në rastin e heqjes së mandatit të deputetit Ilir Beqja legjislaturën e kaluar pasi kishte përfituar fonde publike për kompaninë e tij ndërkohë që gëzonte edhe mandatin e deputetit.

Këshilli i Mandateve do të jetë i detyruar të ndjekë të njëjtën procedurë edhe për 2 deputetë të tjerë për të cilët është konstatuar ose dyshohet se kanë marrë fonde publike për familjarët e tyre.

Kushtetuta e ndalon që deputetët të përfitojnë nga fondet publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY