Tërheqja
Kur ju tërheq dikush, një seri e kemikateve lirohen në tru. Dopamina prodhon ndjenjën e lumturisë, duke çuar në humbje të oreksit dhe netë pa gjumë, transmeton GazetaMonitor. Norepinefirina aktivizon përgjigjet e stresit, duke shkaktuar një normë të rrijes së të rrahurave të zemrës, djersitje dhe nj proteine që quhet rritja nervore, të cilat prodhohen në masë të madhe. Nivelet e serotoninës bien, duke bërë që ta keni të vështrië ta largoni nga mendimet e juaja objektin e dëshirës, duike bërë që të idealizoni personin dhe pavëmendshëm të mos i shihni të metat e tyre.
Epshi
Kur kemi arritur moshën e pjekurisë, testosteroni dhe estrogjeni bëhet aktiv në trupin tonë. Këto hormone krijojnë dëshirën për të përjetuar dashurinë, dhe ne fillojmë që të kërkojmë partnerë. Ndaj kujt ndjejmë epsh, bazohet në një sërë faktorësh. Pamja fizike dhe personaliteti luaj rol, por disa hulumtime kanë zbuluar se ne priremi të tërhiqemi nga njerëzit që na kujtojnë prindërit tanë. Ne gjithashtu largojmë partnerët potencial pasi priremi të preferojmë aromë e personave të tjerë që kanë një sistem imunitar ndryshe nga i joni.
Dashuria
Nëse një marrëdhënie do të zgjasë, duhet të krijohet një lidhje e fortë. Këtu fjalën kryesore e kanë dy hormone, okitoksina dhe vasopressina, të cilat luaj rolin e përshtatjes së dy njerëzve dhe të lindjes së dashurinë në mes tyre. Oksitoksina lirohet kur ne dikush na përqafon, puthë apo kur kryejmë marrëdhënie seksuale. Ky hormon po ashtu ndihmon në krijimin e besimit dhe intimitetit, raporton GazetaMonitor. Vasopressina, është hormon përgjegjës për krijimin e besnikërisë në çift dhe lirohet zakonisht gjatë seksit, duke inkurajuar partnerët që të jenë besnik ndaj njëri-tjetrit. Një hormon tjetër që luan rol në dashuri është endrofina. Ajo ndihmon që tek çiftet të krijohet ndjenja e sigurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/