Pas reagimit që ka bërë para pak ditësh Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili lidhur me sitatën e vështirë të cilën po kalon ekipi i Tiranës. Petrit Vasili, si tifoz i kësaj skuadre u shpreh i zhgënjyer, duke i bërë thirrje Bashkisë së Tiranës që të reflektojë, në mënyrë që kryeqyteti të ketë skuadrën dinjitoze që meriton. Futbolli i Tiranës sipas tij është lënë pas dore nga Bashkia.
Por sot një reagim tjetër ka ardhur lidhur me këtë cështje nga LSI-ja. Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës i janë drejtuar me një letër kreut të këtij Këshilli, Aldrin Dalipi, duke nënvizuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet klubi i futbollit të Tiranës.
Ata kërkojnë që Bashkia e kryeqytetit të përballet me detyrimet që ka si aksionere e Klubit të Futbollit të Tiranës. Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare. Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar”, thuhet në letër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/