Si të kapërceni dhimjen e dashurisë

Si të kapërceni dhimjen e dashurisë

98
0
Shares

Pasi  mbaron një lidhje, ajo periudha e dhimbjes dhe e lotëve, ajo faza kur kujtojmë se do vdesim, na ndihmon edhe të rritemi. Ajo etapë e vështirë na qartësongjithashtu mbi rezistencën tonë përballë një ndarjeje, si dhe për aftësitë tona për të gjetur autonomi.

Në fazën e ndarjes, kaplohemi nga dhimbja, përhumbemi në një botë tëshkatërruar, hapërdahemi dhe është e vështirë të kuptojmë përfitimet e dyta që na shkakton dhimbja nga dashuria. E megjithatë, a nuk do ishte mundësi për një rilindjejetjetër? Në fakt dhemb aq shumë ajo dashuria zhgënjyese…Aq sa besojmë se humbasim më shumë se shpirtin binjak. Sipas psikoanalistëve:“qenia njerëzore ka vështirësi shumë të madhe ta përcaktojëvetëvetveten dhe lidhja e dashurisëi jep pikërishtiluzionin se ndihet eplotësuar, duke menduar se imbush gjysmat e mungesave që kate tjetri, dhe si rrjedhojëi gjen kuptim ekzistencës. Dhe, duke u ndjerëe dashuruar nga tjetri ajo mendon se mangësitëijanëplotësuar. Por e gjitha kjo është iluzion”.

Ndjesia e boshllëkut
Kur bie perdja, ne kuptojmë se jemi tëgjithëtëpaplotësuar. Zbrazëtia qëndjejmëbrenda vetes shkaktuar nga ndjesia se i përkisnim dikujt, në fakt ështëboshllëku qëmbartim vetë. Një moment përzierje jetohet si kalimi nga gjithçkaja nëasgjë. Veçanërisht kur kemi nevojëpër tjetrin për tëmbështeturnjë imazh ideal, të fortë dhe pozitivpër veten. Loja narcistebëhetatëherë aq e fortësaqëpërgjigjen e gjejmë tëzhvlerësimi dhe te depresioni.

Ankthi ibraktisjes
Dhe me këtë ndjesi të tmerrshme vjen edhe pyetja tjetër e sikletshme si ajo puna e kompleksit të Edipit: a mos vallënuk më do asnjë? Në fakt,qëkur kemi lindur ka ndodhur braktisja jonë e parë. Pas kësaj, ne kemi mësuar t’ia dalim vetëmbanë. Dhe fundi injë lidhjeje zgjon te ne ankthin e kësaj braktisje të parëfëminore.

Ta njohësh dhimbjen
Pikësëpari, evitojeni urgjent! Kyçeni dhunën e humbjes, frikën nga boshllëku, frikën për të ardhmen, fshijeni zhgënjimin, shërojiniplagëtnarciste…Dhe pak nga pak do ta gjeni rrugësveten, do mësoni, do rriteni dhe dota përcaktoni veten. Si mund të bëhet ky proces? Fillimisht, duke e njohur dhe pranuar dhimbjen e dashurisë.  Duke folur përtë, mësojmë ta pranojmë dhe marrim përgjegjësitë. Meqenëse ka pasur bashkë-ndërtim nëçift, ka pasur edhe bashkë-ndarje nëçift. Nuk ështëi keq ai qëikën dhe imirë ai qërri në një lidhje, por duke parë sesi ngec njëçift, njëri nuk investon më dhe mund ta lëri tjetrin pa problem.

Të kuptosh arsyet e ndarjes
Për ata që mbesin vetëm, pasi kalon urrejtja që bën ta mendojmëtjetrin fajtorështë enevojshme të sqarohet se çfarë ka ngecur dhe sesi ne kemi kontribuar në këtë dështim. Çfarë projektesh kishim së bashku? Çfarë angazhimesh kishim bërë?A i kemi respektuar zotimet përbesnikëri dhe respektimin e pavarësisë sëtjetrit? Etj., etj…Ttë gjitha këto pyetje, kur jemi qetësuarndihmojnë tëevitojmë më vonë tënjëjtatdështime. Edhe nësebëjmë të njëjtat gabime nëhistoritë e dashurisë, ne prapëmësojmë disa variacione: sitë jemi me kreativë, si të jemi mëfleksibël, etj.

Një mundësi për të përcaktuar veten
Çdo eksperiencëndarjeje dhe dhimbja që e shoqëron atë, na mësojnë gjithsesi një të mirëthelbësore: si  t’iadalim mbanë me boshllëkun tonë themelor? Një pyetje e ankthshme, por premtuese. Vetmia na ofron mundësinë sesi ta përcaktojmë veten. Psh., disa kanë kuptuar se duke iqëndruargjithëkohën ngjitur partnerit janëpërhumbur vetë. Dhe këto raste janë shumë të mira për të gjetur sërish veten, për të rimarrë kontakte me miqtë, dhe duke tentuar mënyra të reja tëjetesës. Kur kuptojmë se nuk shkatërrohemi, kriza nxjerr gjithashtu në pah burime të brendshme e të jashtme, që nuk i dinim se i kishim apo që i kishim harruar. Pak e nga pak,zbulojmë se mund tëjetojmë pa shpirtin binjak madje edhe mund të qeshim pa të…

Sipas studimeve, femrat vuajnë nga dhimbjet e dashurisëmë shumë se burrat, shpjeguar me çështje komplekse të fëmijërisë së hershme. Por, pa dashur t’ju ngatërrojmë në arsyetime të tjera  psikoanalitike, në fund të fundit, një gjë është shumë e rëndësishme dhe duhet mbajtur mend: Ta duam shumë veten se askush nuk vdes nga dhimbjet e dashurisë! 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY