Për vitin 2014 Shqipëria ka qënë vendi i pestë në Europë me burgje të mbipopulluara, duke pasur 120 të burgosur për 100 vende. Shifrat zyrtare vijnë nga statistikat vjetore penale të Këshillit të Europës.
Në të gjitha vendet e Europës mesataraja ka qënë 94 persona për 100 vende. Sipas këtyre të dhënave në 2013 kanë qënë 110 të burgosur për 100 vende.
Shqipëria, vijon raporti,ka qënë vendi me moshën më të re të të burgosurve, me një mesatare mes 26 dhe 33 vjeç. 51.9% e të burgosurve në Shqipëri i përkasin kësaj moshe.
Statistikat vërejnë më tej se Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të burgosurve, që janë pas hekurave për vrasje, përfshirë edhe akuzën e tentativës për vrasje, plot 39.4 %. Ndërkohë në të gjithë Europën kjo përqindje është 12 %.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/