Ky vendim i Komisionit të Garancive Statutore, erdhi pas kërkesës së drejtuar nga Rexhep Mejdani, Tritan Kalo, Arta Dade etj, për zbatimin dhe interpretimin e shkeljeve të konstatuara të Statutit të PS.
KGS në Partinë Socialiste rrëzon kështu edhe pretendimet e Ben Blushit dhe një grupi deputetësh mbështetës të tij që kërkojnë kryerjen e zgjedhjeve për kryetar sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Përmes një dokumenti prej 11 faqesh, Komisioni vlerëson se mënyra e zgjedhjes së Kryetarit është tagër i Kongresit që konkretisht do të mbahet në 19 mars.
“Kongresi Zgjedhor i thirrur, mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qëndrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit “një anëtar një votë” apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese. Mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të PS është atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/