Asmbleja Socialiste, pritet debat për garën e kryetarit

Asmbleja Socialiste, pritet debat për garën e kryetarit

65
0
Shares

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 12:00 kur pritet të ketë debat për garën e kryetarit të PS-së, pavarësisht se programi i saj nuk e ka parashikuar një pikë të tillë.

Në rend të dites janë projektvendimet që do të projektojnë asamblenë e re të PS, komisionin e garancive statusore, ndryshimet në statutin e partisë, rinovimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja ne parti.

Asambleja nuk ka përfshirë në rednin e ditës kërkesën e mbështetësve të Blushit që kërkon hapjen e garës për kryetar të PS-së.

Një ditë më parë Komisioni i Garancive Statutore pranoi vetëm pjesërisht kërkesën e deputetëve Ben Blushi, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi për intepretim të statutit ekzistues të Partisë.

Për pikën më të nxehtë, zgjedhjen e kryetarit të Partisë, KGS thekson se do jetë Kongresi që do të përcaktojë nësë duhet të ketë apo jo proçes zgjedhje.
asambleja njoftim asambleja

Sa i përket shkeljes së parimi të papajtueshmërisë së dy mandateve, KGS arsyeton në vendimin e saj se ky rregull nuk përjashton që për raste specifike dhe të justifikuara të motivuara nga AK, mund të ketë edhe përjashtime. E rëndësishme është që përjashtimi të mos kthehet në rregull, shton KGS.

Pas vendimit të Komisionit të Garancive Statutore, ka reaguar deputetja Mimoza Hafizi e cila është një firmëtaret e kërkesës për interpretim të shkeljeve të Statutit ne Partine Socialiste.

“Sot morëm nga Komisioni i Garancive Statutore (KGS) Vendimin zyrtar lidhur me kërkesën e 12 antarëve të PS për interpretim dhe zbatim të një sërë shkeljesh të Statutit të Partisë Socialiste. Duke falenderuar komisionin për përgjigjen, po i jap një sqarim të shkurtër kërkesave të shumta të medias.

KGS i njeh shkeljet, por nuk i përmend të gjithë shkelësit. Sepse fajin, sipas KGS, për mosmbledhjen për disa vite rrjesht të Kryesisë dhe Asamblesë Kombëtare nuk e ka kryetari, që duhej t’i mblidhte sipas Statutit, por vetë antarët e Asamblesë, pasi sipas Statutit nuk kanë mbledhur firmat e 1/3 së tyre, pra të 75 vetëve. Sipas KGS, një zgjidhje tjetër do të ishte të ushtrohej mocion mosbesimi ndaj kryetarit të partisë, por për këtë duhen firmat e 30 mijë socialistëve!

KGS thotë që në Partinë Socialiste, një organ ka legjitimitet derisa të zëvendësohet. Afati 4 vjeçar është thjesht matematikor!

KGS nuk e interpreton kërkesën tonë nëse mandati 4 vjeçar i kryetarit të PS është shkelur. Sipas këtij komisioni, ky fakt është i qartë, nuk ka nevojë për interpretim”, shkruan deputetja socialiste Mimoza Hafizi.
mimoza hafizi postim

Asambleja socialiste pritet të përshkohet nga debate që kanë nisur që para një viti kur deputeti socialist Ben Blushi kritikoi hapur qeverinë.

Mbledhja e grupit parlamentar të hënën u zhvillua nën tensione dhe debate mes deputetëve, kryetarit të PS, Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY