Rama, fjalim kunder tezave te Blushit:“Fishkëllima nga stoli i rezervave për qeverinë...

Rama, fjalim kunder tezave te Blushit:“Fishkëllima nga stoli i rezervave për qeverinë në fushë”

98
0
Shares

Kryetari i PS-së Edi Rama ka debatuar mes rreshtave me rivalin e tij në PS, Ben Blushi megjithëse në fjalimin e tij nuk iu referua me emër asnjëherë.

“Në këtë parti ka një gjykatë që zgjidh mosmarrëveshjet tona. Kemi edhe fishkëllima të pasjellshme nga stoli i rezervave për qeverinë në fushë. Më mirë të mos ndodhnin por kjo nuk e bën më të vogël shërbimin e qeverisë tonë për vendin.

Edhe kur fishkëllehemi padrejtësisht nuk i fshihemi as fishkëllyesve të rradhës: duhet përgjegjëshmëri ndaj interesave dhe fateve të kësaj partie të madhe me të cilën janë të lidhura fatet e vendit”, tha Rama.

Kryeministri preku cështjen e mandatit të kryetarit me një stil që ngjasonte me fjalimet e Fatos Nanos në vitet e fundit të qeverimit të tij. “Dy vjet më parë duhej të trajtohej cështja e mandatit tim. Unë jam përgjegjësi kryesor, jo për shkak të diskutimit të hapur për këtë cështje por për shkak të përtëritjes dhe mbraëvajtjes së partisë. Kërkoj ndjesë ndaj cdo pjestari të familjes politike dhe askujt tjetër pasi nuk ka tagrin të më bëjë mua moralin vlerave dhe parimeve demokratike.

Pa këtë parti demokracia në Shqipëri është e avulluar si ujët e kokës së pulës”.

Kryetari i PS-sw ka kërkuar justifikim pwr shkeljet e mandatit tw kryetarit. Ai tha se kam pasur njw ngarkesw tw madhe nw qeveri dhe ishte e pamundur tw futej nw zgjedhje fill pas fitores sw zgjedhjeve parlamentare.

Disa mund tw thonw e kam gabim por deklaroj se kam bwrw gjwnw e duhur, tha Rama. “Nuk e ndryshoj mendjen”, tha ai. Njw diskutim pwr statutin nuk duhet tw kthehet nw njw debat hileqar pwr qeverinë, tha Rama duke goditur drejtwpwrdrejtw Ben Blushin. Gwnjeshtrat e Saliut, nuk mund t’ia pwrswrisim njwri tjetrit dhe aq mw shumw nw publik. Ne mund tw kemi opinione tw ndryshme por jo fakte tw ndryshme, tha Rama. Punwn e baltosjes e bwn mirw Saliu kundër nesh.

Në vijim ai ka hedhur poshtë akuzat lidhur me kriminalizmin epartisë dhe administratës publike. “Nuk ka kriminelë në PS dhe nuk sollëm kriminelë në PS por sollëm vajza dhe gra më shumë se kurrë ndonjëherë. Kriminelët janë për disa politikanë që e kanë gjuhën më të gjatë se shpinën. Nuk janë 19 kriminelë në grupin tonë parlamentar, por janë akuza dhe shpifje kundër gjithçkaje të re. Nuk kundërshtohet ideja por baltoset njeriu”, tha Rama.

Problem nuk është dekriminalizimi por kriminalizimi, tha Rama që do të kërkoje shumë kohë ndryshe nga dekriminalizimi që zgjidhet me një ligj.

Vetëm javët e fundit organet e akuzës kanë cuar në qeli disa emërime të PS-së në zyra të rëndësishme, të cilat edhe më parë kanë qënë në burg.

Ndërkohë dy deputetë të PS janë të dënuar ndërsa një tjetër është vazhdimisht në dyert e gjykatave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY