IframeKa degjeneruar në përplasje fizike mbledhja e këshillit të qarkut të Vlorës sot, ku u votuar shkarkimi i kryetarit të këtij këshilli Sidrit Danaj.
Këshilltarët e LSI-së nuk e kanë votuar propozimin e PS-së, ndërkohë që vetë Danaj është acaruar me komisionin e votimit për shkak se ka kontestuar 3 vota si të pavlefshme.
“Lër votën se për të po japim jetën. Mos e prek votën”, dëgjohet të thërrasë ai në mbledhje.
Përplasjet e ashpra u shënuan sot në mbledhjen e këshillit të Qarkut të Vlorës, pasi kryebashkiaku Leli propozoi shkarkimin e kreut të këtij këshilli.
Në fillim të mbledhjes, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka kërkuar ne emër të këshilltarëve socialistë, shtimin e një pikë tjetër në rendin e ditës: një mocion mosbesimi duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të qarkut, i cili njihet si njeri i Koço Kokëdhimës.
Kjo ka sjellë replika fillimisht mes Sadrit Danajt dhe Dritan Lelit, e më pas, mes Danajt dhe këshilltarëve të tjerë socialistë. “Ke humbur besimin e Partisë Socialiste”, i ka thënë kryebashkiaku, Sidrit Danajt.
Kryetari i qarkut i është bashkuar ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/