Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës kanë tentuar edhe sot shembjen e ndërtesave që preken nga zgjatimi i Bulevardit Qendror të kryeqytetit.
Ndërhyrja është pritur me protesta nga banorët, të cilët kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar futjen e fadromave. Ata kanë nxjerrë në rrugë edhe krevate dhe dyshekë.
Banorët thonë se nuk janë shpronësuar në bazë të çmimit të tregut dhe se nuk kanë marrë ende paratë. Gjatë protestës, një banoreje i ka rënë të fikët.
“Nuk do të lejojmë prishjen edhe sikur të na kushtojë jetën”, shprehet një banor.
Nga ana tjetër, IKMT-ja thotë se banorët janë shpronësuar dhe se do të kryhet ndërhyrja. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat policore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/