Nxënësit e shkollës fillore të fshatit Orzhanov në Bulqizë kanë rrëfyer dhunën e ushtruar nga mësuesi i tyre Agim Muça. Rrëfimi i tyre është tronditës. Ata thonë se mësuesi ka dhunuar disa nxënës, duke ia përplasur kokën pas bankës dhe pas dërrasës. Të njëjtën gjë pohojnë edhe prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar pasi nuk është hera e parë që mësuesi Agim Muça në gjendje të dehur dhunon fëmijët.
Dëshmia 1 (flet një nxënëse):Erdhi dhe i rrahu me thupër dhe me dorë. I godiste me kokë te dërrasa. Me thupër i qëllonte te koka, i kapte për veshi…
Dëshmia e një prindëri:Është hera e tretë, ditë e premte ishte. Ai shkon në orën 12 tek klasa deri në orën 3 ca do bëjnë fëmijët pa bukë. Ka qenë i pirë me raki dhe ka shkuar në shkollë dhe i ka rënë gocës. I ka kapur kokën dhe i ka goditur pas tavolinës dhe në derrasë.
Dëshmia 2 (flet një nxënës)Erdhi në orën 11: 00 dhe ishte bërë tapë dhe filloi ti godiste fëmijët. I kapte në kokë dhe i gjuante tek banka. I tha që mos tregoni te shpia që ju rrafa.
Ministria e Arsimit e pezullon mësuesin
Nora Malaj:Mësuesi Agim Muça që jepete mësim në klasën kolektive 35 nën efektin e alkoolit ka dhunar rreth 12 nxënës. Si rezultat i këtij dhunimi prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle janë shumë të revoltuar dhe kanë bërë një peticion drejtuar ministrisë dhe të gjitha organeve respektive. Ka patur vetëm një rast të një vajze e cila ka pësuar hematomë dhe tani është jashtë rrezikut. Ndonëse mësuesi Agim Muça është pezulluar nga puna kjo nuk është vetëm zgjidhja e problemit pasi ai do të ndiqet penalisht konform rregullave. Por ajo që është më e rëndësishmja është fakti që ne sot na shqetëson sot është kauza e madhe e sistemit të arsimit, detyrimi që kemi për fëmijët. Interesi dhe integriteti që duhet të realizojë sistemi i arsimit për tu bërë pjesë reale e standardeve dhe cilësisë dhe jo pjesë e dhunës për këta fëmijë.
Mësuesi i dehur bën nxënësit për spital me 7 Mars, arrestohet
Një mësues i ciklit fillor në shkollën e fshatit Orzhanov në Bulqizë është shkarkuar nga puna pas denoncimit të prindërve për dhunë ndaj nxënësve.
Ngjarja e ka zanafillën në 7 mars, kur shkolla e ciklit fillor ndodhej në ekskursion. Sipas Drejtorisë Arsimore Bulqizë, mësuesi Agim Muça, në gjendje të dehur ka dhunuar disa nxënës, disa prej të cilëve kanë marrë lëndime në trup dhe ndodhen në spitalin rajonal të Dibrës.
Menjëherë pas denoncimit, një grup i DAR Bulqizë ishte në shkollë ku u njohën nga afër me situatën dhe menjëherë morën vendimin për largimin e mësuesit me eksperiencë 30 vjeçare në arsim informon Ora news.
Pas denoncimit, policia e Dibrës ka bërë arrestimin e mësuesit 63 vjeçar, i cili akuzohet për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/