Ka shitur vajzën e sapo lindur vetëm 18 ditëshe në një faqe interneti vetëm për një motiv të pabesueshëm: kërkonte paratë e nevojshme për të blerë një ‘iPhone’ të ri.
Rasti, jo i pari, por jo më pak shqetësues, ka ndodhur në Kinë në provincën e Fuijanit: burri ka përdorur rrjetet sociale, në veçanti rrjetin QQ për të shitur vajzën për 23 mijë Yuan (pak më shumë se 3 mijë euro).
Prindërit e të voglës, të dy 19-vjeçarë, sipas asaj që pohojnë mediat kineze (të cituara nga Metro.uk), nuk donin ta mbanin foshnjën dhe kishin vendosur me keqardhje për shkak të disa problemeve ekonomike.
“Edhe unë jam adoptuar, – ka thënë e reja, – nga anët e mia shumë njerëz i shesin fëmijët e tyre për të zgjidhur problemet ekonomike, nuk e dija se ishte e paligjshme”.
Por duke konsideruar se me paratë e shitjes, babai i vajzës ka menduar të blejë një ‘iPhone’ dhe një motoçikletë, bie poshtë diskutimi mbi vështirësitë ekonomike të çiftit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/