Dekonspirohet lista e “terroristëve shqiptarë” që përpiloi Komuniteti Mysliman

Dekonspirohet lista e “terroristëve shqiptarë” që përpiloi Komuniteti Mysliman

114
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda ka dekonspiruar një listë imamësh dhe besimtarësh praktikantë të fesë myslimane që janë vëzhguar prej kohës nga shërbimi sekret shqiptar.

Lista ishte përpiluar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe brenda saj ka emra të njohur për komunitetin e myslimanëve në kryeqytet përfshirë dhe imamin e një xhamie të madhe në Tiranë si dhe imamin e Durrës.

Në listë është drejtuesi i një xhamie në Tiranë, imami Ahmet Kalaja, myftiu i Durrësit, Redin Quku së bashku me Mustafa Terniqin, një imam në Durrës.

Lista është publikuar nga televizioni abcneësdhe në të janë janë renditur 28 emra prej të cilëve 5 janë të huaj.

Sipas të dhënave të përpiluara në shkresë ajo është nisur për tek shërbimi sekret në shkurt të vitit 2015 dhe përvec listës është edhe sugjerimi se personat epërfshirë duhet të mbaheshin nën vëzhgim.

Sipas televizionit që publikoi listën, në kohën e përpilimit të kësaj liste dhe dërgimit të saj, 8 personat për të cilët komunitetit kërkonte të vëzhgoheshin, ata ndodheshin në burg të arrestuar që në mars të 2014.

Në listë ndodhej edhe një shtetas i huaj, edhe njëri prej drejtues të talebanëve Mohammed Omar që rezulton i vrarë sipas mediave ndërkombëtare në vitin 2013.

4 emrat e tjerë të shtesave të huaj ishin ndërkohë edhe në listën e zezë të terrorizimit ndërkombëtar përpiluar nga OKB.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY