Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise, Lulzim Basha ka zhvilluar takime sot me të gjithë krerët politikë të Kosovës vetëm pak ditë para vizitës së tij në SHBA.
Basha u takua sot me Kryeministrin Isa Mustafa, Presidentin ne ardhje, Hashim Thaçi, Presidenten ne detyrë, Atifet Jahjaga, u takua edhe me kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli, drejtuesit e opozitës, Ramush Haradinaj, Visa Ymeri, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.
Basha tha se ndodhet ne Kosove ne vizite nje ditore ne takim me kreret e institucioneve te Kosoves ne kuader te nje bashkepunimi dhe dialogu me intensiv.
“Qellimi eshte te thellojme bashkepunimin ndermjet opozites se Shqiperise me poziten ne Kosove. Shkembyem mendime mbi situaten politike ne Kosove dhe Shqiperi”, tha ai.
I pyetur nese opozita ne Shqiperi, do te marre shembullin e opozites kosovare, Basha mohoi kategorikisht, i bindur se në Tirane po behet perpjekje per t’i zgjidhur ngerçet brenda kornizave ligjore.
Ne axhenden e kryetarit te PD-se ishte edhe një vizite permbyllese ne memorialin e ri kushtuar epopese se UÇK-se dhe familjes Jashari ne Prekaz si dhe varrit të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Basha eshte takuar edhe me kryetarin e bashkise se Prishtines, Shpend Ahmeti dhe Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Guglielmo Miglietta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/