Argita Berisha: Gjykata falsifikoi për t’i dhënë gjyqin Ballës

Argita Berisha: Gjykata falsifikoi për t’i dhënë gjyqin Ballës

80
0
Shares

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha, ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, e cila rrëzoi një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Faktit.

Sipas saj gjykata vendosi në favor të deputetit socialist pas një falsifikimi të bërë nga gjyqtari i cështjes ndërsa deklaron se do të kërkojë hetimin e falsifikimit.

Deklarata e plotë e Argita Berishës:

“Sot kolegji i gjykates se apelit ka vendosur rikthimin per rigjykim te shpifjes se deputetit Balla ndaj meje. E kam te pamundur te komentoj mbi shkaqet, pasi ne nje rast te paprecedent ne njohurite e mia, gjykata u angazhua ne nje akt fallsifikimi dhe ende nuk jam njohur me arsyet mbi te cilat bazohet vendimi, por ne pergjigje te deklarates per shtyp te PS sqaroj sa me poshte:

Qe kur ka nisur shqyrtimi ne apel i ankeses se Balles, para gati dy vjetesh, jane zhvilluar nje maratone prej 18 seanca, 14 prej te cilave jane shtyre me kerkesa krejtesisht te pathemelta te Balles. Kjo ndodhi edhe seancen e kaluar, ne te cilen Taulant Balla kerkoi shtyrje; trupi gjykues iu bind kerkeses dhe caktoi seancen e rradhes Me 10 Mars, ora 12.50.

Sot, ne menyre krejt te papritur trupi gjykues u mblodh ne ora 10.50 dhe shpalli vendimin. Une nuk isha e perfaqesuar, pasi njoftimi ne sallen e gjyqit ishte dhene per ne oren 12.50.

Per te justifikuar zhvillimin e seances dy ore me heret se njoftimi, gjyqtari relator Zamir Poda ka futur ne dosje nje procesverbal me orar te ndryshuar, por ky fallsifikim provohet nga sistemi i rregjistrimit audio te séances. Gjyqtari Poda dhe sekretarja pohojne ne menyre te perseritur ne kete rregjistrim audio orarin e séances se sotme ne ora 12.50. Ne sfondin audio degjohet Taulant Balla qe bie dakort me orarin 12.50.

Ne seancen e sotme, me orar te manipuluar ne 10.50, ka qene present vetem Taulant Balla.

Balla ka arsye te shqetesohet per shpifjet dhe te beje zhurme per te mbuluar fallsifikimet, por e ftoj qe te ruaje qetesine dhe avokati i tij t’i shpjegoje se nuk ka gjykate qe mund ta konsideroje te vlefshem vendimin e dhene sot nga apeli. Sikunder garantoj qe shkeljet e kolegjit gjyqesor do t’i ndjek ligjerisht ne menyren me rigoroze”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY