Gruaja kërcënon kolegen e burrit: Hiq dorë, s’e shikon që ndodhin vrasje?!

Gruaja kërcënon kolegen e burrit: Hiq dorë, s’e shikon që ndodhin vrasje?!

70
0
Shares

Dyshimi se burri po “ia dridhte” me kolegen e punës është bërë shkak që një grua në Tiranë të kryejë një vepër penale. Bashkëshortja me iniciale R. Gj. ka “përndjekur” për ditë me radhë femrën që punonte me të shoqin.
Ajo i ka dalë përpara në rrugë ku e ka ofenduar, i ka bërë presion psikologjik, si edhe i ka dërguar SMS kërcënuese, ku i thoshte se do t’i vriste fëmijën. Qëllimi i kërcënimeve ka qenë ndërprerja e raportit, që R. Gj., mendonte se ishte krijuar mes tyre.
Nga ana tjetër, kolegia e punës, me pretendimin se nuk ekzistonte një marrëdhënie tjetër mes tyre përveç të qenit kolegë dhe e ndjerë e frikësuar e ka kallëzuar në polici. Në 4 prill 2017 Gjykata e Tiranë përfundoi gjykimin e dosjes në ngarkim të të pandehurës R. Gj. Ajo u deklarua fajtore për akuzën e “përndjekjes” dhe u dënua me 6 muaj heqje lirie.

Historia
Gjykata e Tiranës shpjegon në vendim se e pandehura R. Gj. është banore e qytetit të Tiranës, pa precedentë të mëparshme penalë dhe e gjykuar në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Procedimi penal ndaj saj ka nisur pas një kallëzimi të bërë në 6 tetor 2016 nga ana gruas që punonte me bashkëshortin të saj. Kallëzuesja dhe bashkëshorti i të pandehurës ishin të punësuar në të njëjtën kompani tregtare në kryeqytet. Sipas kallëzimit, e pandehura R. Gj. ka krijuar dyshime dhe ka shfaqur shqetësim se përveç marrëdhënies së punës, burri i saj dhe kolegia kishin edhe një marrëdhënie me natyrë më të afërt me njëri-tjetrin.
Për këtë shkak, kallëzuesja është kërcënuar dhe ofenduar në vijimësi nga bashkëshortja e kolegut. Sipas vendimit të gjykatës, e pandehura R. Gj. në mënyrë të përsëritur e ka kërcënuar dhe ofenduar kolegen e punës së bashlëshortit, duke i dalë përpara në rrugë, duke i bërë presion psikologjik, me qëllimin që ata të ndërprisnin marrëdhënien që, sipas dyshimeve të të pandehurës, ishte një raport intim. Në lidhje me dyshimet e të pandehurës, kallëzuesja ka sqaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe më tej në gjykim se me burrin nuk ka pasur marrëdhënie të ndonjë lloji tjetër.

Kërcënimet
Gjatë shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar si provë edhe kërcënimet me jetë dhe fyerjet e bëra drejt të dëmtuarës nga ana e të pandehurës përmes SMS-ve. Referuar procesverbalit të këqyrjes së telefonit celular, ka rezultuar se në mënyrë të vazhdueshme e pandehura R. Gj., i kishte dërguara të dëmtuarës mesazhe me fraza të tilla si: “Do mbetesh pa fëmije, që mos të të duhet as vetja; Do të të gjej ne befasi kur nuk ta pret mendja ty; S’e shikon se ndodhin vrasje çdo ditë…”, si edhe shprehje të tjera të ngjashme me këtë përmbajtje.

“Ishim veç kolegë”

Në dëshminë e dhënë para gjykatës, e dëmtuara ka shpjeguar se me bashkëshortin e të pandehurës ka pasur vetëm marrëdhënie pune. Po ashtu, ajo ka treguar se për shkak të situatës së krijuar dhe kërcënimeve të të pandehurës është detyruar të ndërrojë vendin e punës, si edhe numrin e telefonit. “E pandehura dyshonte tek une sepse unë isha e vetmja femër në atë qendër pune. Me të pandehurën dhe bashkëshortin e saj jemi edhe në të njëjtën lagje. Kam takuar edhe prindërit e të pandehurës, të cilëve u kam kërkuar ndihmë të ndalojnë vajzën e tyre të vazhdoje me kërcënimet ndaj meje. E pandehura vazhdonte të me kërcënonte edhe në drejtim të fëmijës, duke me thënë se do të të vras fëmijën. Më pas u detyrova të ndërroj edhe numrin e telefonit dhe vendin e punës”, ka dëshmuar kallëzuesja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY