Kontrabandë në Han të Hotit, arrestohet pronari, procedohet doganieri

Kontrabandë në Han të Hotit, arrestohet pronari, procedohet doganieri

65
0
Shares

Proçedohet penalisht në gjëndje të lirë kontrollori në doganën Hani i Hotit për “Shpërdorim detyre” dhe arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Kontrabandë me mallrat e tjera”

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Leonard Vukcaj, 45 vjeç, banues në fshatin Tamare bashkia Koplik.

Gjithashtu proçedohet penalisht në gjëndje të lirë shtetasi:

• R. F. 61 vjeç me detyrë kontrollor fizik në doganën Hani i Hotit.

Pasi me datë 10.03.2016 në afërsi të PKK Hanit Hotit pasi kishte hyrë nga Mali Zi, shërbimet e policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar shtetasin Leonard Vukcaj ku në mjetin tip “Volksvagen” me targë AA 175 LH i’u gjetën dhe i’u sekustruan mallra pa dokumentacionin përkatës, të cilat dyshohen për kontraband.

Proçedimi Penal për shtetasin R. F. me detyrë kontrollor fizik në doganën Hani Hotit filloi pasi nuk ka bërë detyrën duke mos ia sekuestruar të gjithë mallin pa dokumentacion, të dyshuarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabandë me mallrat e tjera” në ngarkim të shtetasit Leonard Vukcaj parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Shpërdorim Detyre” në ngarkim të shtetasit R. F. parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY