Lëvizja për Demokraci në PS, Kopliku, diferenca të mëdha me Blushin

Lëvizja për Demokraci në PS, Kopliku, diferenca të mëdha me Blushin

288
0
Shares

Deputeti Namik Kopliku që është pjesë e Lëvizjes për Demokraci e PS-së që drejtohet nga Blushi megjithatë disa diferenca me kolegun e tij pavarësisht se e mbështet në betejën e tij për garën në PS.
I ftuar në emisionin ”Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Kopliku tha se Blushi gabon kur mohon gjithçka të mirë të qeverisjes së Partisë Socialiste.

“Unë bashkohem në shumë pika me Blushin që kanë të bëjnë me kërkesat e tij për demokratizimin e PS dhe këtë po kërkoje dhe unë, por jam kundër Blushit kur ai hedh poshtë çdo punë të mirë të qeverisë sidomos të reformave të suksesshme që ka ndërmarrë ajo”- tha ai.

Deputeti Kopliku ka deklaruar se lëvizja e tyre nuk ka synim rrëzimin e qeverisë, por demokratizimin e partisë.

I ftuar bashkë me përfaqësuesin tjetër të kësaj lëvizje Maqo Lakrori, Kopliku iu përgjigj pyetjes së gazetarit Qafoku se si e komentonte frazën e Edi Ramës në Asamble “qentë le të lehin karvani shkon përpara”.

Kopliku tha se ai e shikonte veten në karvanin e PS dhe të gjitha këto që kërkon dhe bën janë për demokratizimin e PS dhe për asnjë përfitim tjetër politik.

Nga ana e tij Maqo Lakrori e lidhi këtë lëvizje edhe me historinë e demokracisë në PS. Ai kujtoi si kulm të këtij demokratizimi votimet për postet politike në parti duke marrë si shembull vitin 1996 kur për postin e sekretarit të Përgjithshëm u votua mes Rexhep Meidanit dhe Ilir Metës dhe Meidani fitoi me vetëm 1 votë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY