Pasi fola e plasa. Pasi shkruajta e më “shteri” boja. Pasi ulërita e u ngjira. Vendosa te hesht pak kohë, e vetëm të shoh kush e bën mirë kete punen “e tellallit” në këtë vend. Por punët në këtë fshat u ndanë prap me buxhak e jo me oxhak!.
Ashtu si edhe Allahu që sipas Kuranit caktoi si sundues të fjalës Talutin, edhe Rama sipas statutit caktoi si tellall Taulantin, për të na sqaruar në rrugën tonë majtiste. Po e degjoj deri në një ditë, e spo dua të ngutem për tiu rikthyer gricjes sic e kam zakon. E kemi gjerbur nje kafe kur punonim me “Allahun” Nano.
Por si çdo pritje ka edhe një fund, Ndaj sipas zakonit po të dërgoj një selam:
Kujdes Taulant!
Kujdes se po e mbush zullumin.
Ta kish rregulluar teknika zërin në Asamble. Ta kish prere gafën në fyt. Por fytyra mbetet. Mire kishin bërë. Se çdo i mësojmë femijve, më mire partinë se Shqipërinë? Ndaj, me shume Idealizem per kete vend Taulant! Me shume idealizem per Shqiperine! Keshtu jam gatuar unë, e shumë të tjerë si unë, që të kane hapur pak krahun, për pak “karikim”.Sepse besojne ende në idealizëm. Edhe Amerika do ishte kënetë edhe sot pa idealizem- thote nje koke e madhe si Kenedi- or mik!.
Ndaj edhe një herë: dëgjona e ndalu pak!
Kaq, si për këtë fillim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/