Policia e Durrësit kapi sot gjatë një aksioni në Portin e Durrësit një sasi të madhe kokaine, droga më e shtrenjtë në tregun e narkotikëve.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës vuri në pranga kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• Gentian Lulja 36 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit të enjten, në vijën e dytë, në mjetin tip Skoda me targa AA 529 NJ, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, poshtë levës së marshit, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
• rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/